Kronikë

Emergjenca: Situatë serioze në Karaburun dhe zjarri mbi Dukat që po i afrohet Parkut të Llogarasë

Në përfundim të mbledhjes se Komitetit të Emegjencave Civile, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shoqëruar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj si dhe komandanti i Komandës Mbështetëse për mbrojtjen civile në një prononcim për mediat foli lidhur me vendimet e marra në këte mbledhje sa i përket situatës së zjarreve në Vlorë.

Shmangia e avancimit të zjarrit drejt Parkut të Llogarasë mbetet prioriteti i momentit tha ministri, njofton korrespodenti i SYRI TV.

Ministri Peleshi tha: “Sapo kemi përfunduar mbledhjen e Komitetit  të Mbrojtjes Civile i cili drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes për të marrë në shqyrtim e diskutuar për zgjidhjet e për të rritur bashkëpunimin me të gjithë institucionet për situatën e krijuar në të gjithë vendin e veçanërisht këtu në qarkun e Vlorës nga zjarret e ditëve të fundit.

Në këtë komitet marrin pjesë pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar e kështu patëm mundësi të diskutojmë lidhur me bashkërendimin e forcave të pushtetit qëndror, vendit dhe forcat tona të ministrisë së mbrojtjes , Forcat e Armatosura të cilat kanë qenë prezente në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

Sot qe flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit, kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit  me efektivët e Forcave të Armatosura së bashku me forcat nga pushteti vendor, por shqetësimi i  fundit për të cilin kemi diskutuar në hartë edhe me komandantin e komandës mbështetëse për mbrojtjen civile mbetet shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat, sepse  jemi ende 2 km larg Parkut të Llogorasë.

Por, ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në park. Jemi duke parë mundësin e metodave teknike , inteligjente për mospërhapjen e zjarreve, nesër do të kemi një shtim të forcave të armatosura , kemi marrë vendim në komitet që ti japim mundësi Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burime financiare dhe forcat që ka në varësi, por edhe burime financiare të tjera shtesë për të marrë shërbim nga shtetet fqinjë, operatorët privat nga të gjithë kapacitet në dispozicion.

Lajmi jo shumë i mirë është se nuk ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinjë të cilët janë të përfshirë në emergjenca shumë më të vështira se tonat në Turqi,Greqinë, Itali, Kroaci .

Kam folur me homologun kroat kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, jemi në rradhë për t’i përdorur edhe ato. Do të përdorim edhe nesër helikopter të tjerë përveç mjeteve që kemi ne , do të jene tre helikopterë që do të rrinë deri pasdite , por së pari që në orët e para të mëngjesit komandanti me forcat e tij do të shkojnë mbi Dukat aty ku është vatra për të parë cilat janë metodat për t’u aplikuar, për të shmangur dhe mos lejuar avancimin e zjarrit drejt Parkut të Llogorasë.” 

Sipas ministrit, situata është nën monitorim dhe ndërhyrja nuk është e vonuar, tha i, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve se pse këto masa merren në ditën e 12 të zjarreve më Vlorë. 

“Nuk është e vonuar, prej shumë ditësh ka pasur operacione në gjithë Shqipërinë që kanë angazhuar qindra forca të armatosura, 200 lanë qenë vetëm në Vlorë, 80 në Fier ku vatrat kanë qënë shumë të rënda , por edhe në Ksamil e Përmet ku rreziku ka qenë i lartë për shkak të afërsisë me zonat e banuara. 

Vetëm sot në Vlorë ka pasur 93 fluturime në Vlorë të helikopterit. Për momentin kemi një numër të kufizuar helikopterësh për ndërhyrje të tilla. Kemi një helikopter me kapacitet 2000 litra  ndërsa ditën e nesërme edhe do të keni tre helikopterë që do të punojnë në sajë të procedurës për nënkontraktorë të tjerë, nesër do të jemi të gatshëm të japim një pasqyrim të situatës dhe zgjidhjes së mundshme.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top