Sociale

Eliminohet Portugalia e Ronaldos, Belgjika në çerekfinale përballë Italisë

Belgjika pret një biletë për në çerekfinale.

Portugalia u mposht 1-0 nga belgët në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kampionatin Europian.

Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar super ndeshje dhe kanë provuar të gjejnë golin nga minuta e parë. Diogo Jota nga afërsia dhe Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë, provuan për Portugalinë e cila ishte e pafat. Ndërkohë, Belgjika gjeti golin me anë të Thorgan Hazard. Sulmuesi belg realizoi supergol nga diagonalja duke e lënë të “ngrirë” portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë, Portugalia dominoi në të gjitha aspektet.

Kampioni i Europës krijoi shumë aksione por pa sukses. Ruben Dias ishte shumë pranë golit me kokë, kurse Guerriero goditi shtyllën. Deri në sekondat e fundit lojta kishte emocione por Ronaldo largohet kokulur nga “La Cartuja” të Sevillas.

Belgjika në çerekfinale do të përballet me Italinë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top