Lajme

Edhe Matthew Palmer i SHBA viziton Kosovën, krahas Lajçak

Edhe Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer pritet të vijë në Kosovë, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, me arsyen e përgatitjeve për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, të takimit Kurti – Vuçiç që mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor.

Palmer do të vizitojë Kosovë bashkë me Lajçak, për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut.

Vizitën e palmer e ka konfirmuar Ambasada amerikane në Prishtinë: “Zëvendësndihmës sekretari Matthew Palmer do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme ku do të takohet me zyrtarët qeveritarë…”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për media kosovare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top