Kerem Bürsin dhe Hande Erçel , është një nga çiftet më të përfolur të periudhës së fundit në mediat turke dhe jo vetëm.

Përpara se të bëheshin bashkë për serialin ‘Dashuria është në ajër’, asgjë nuk i lidhte dy aktorët.
Por kimia që patën si “Eda dhe Serkan” u reflektua edhe në jetën reale dhe pasi konfirmuan lidhjen, nuk ngurrojnë të flasin për njeri-tjetrin.

Çifti të cilët lavdërojnë njëri-tjetrin pothuajse në çdo postim, përsëri arritën të tërheqin vëmendjen.
Aktorja publikoi një foto me bikini ku tregonte format e saj të përsosura por ajo që tërhoqi vëmëndje ishte komenti që i la i dashuri i saj.
‘Wow, wow wow, kush e bëri këtë foto kaq të mahnitshme’ shkruan Kerem në postimin e aktores.
Postimi i Erçel mori afër 3 milion pëlqime brenda një kohe të shkurtër.



