Kronikë

E rëndë në Poliçan, tentoi të përdhunonte 37-vjeçaren, arrestohet në flagrancë autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Poliçan.

Policia njofton se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., pasi ky i fundit ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Po ashtu ai akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E.Q.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top