Kronikë

E rëndë në Burrel, gjendet i vdekur një 13 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në nje zonë  të Burrelit.

Një 13-vjeçar me inicialet R. K., është vrarë me armë zjarri

Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.

Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top