Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Nga të shtënat raportohet se ka mbetur një person i vrarë. Ende nuk ka informacion në lidhje me identitetin e personit, dhe as për autorët e kësaj ngjarje kriminale.
Paraprakisht thuhet se të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me të cilin lëvizte viktima. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugën e lumit të Vlorës, nga ku dhe dyshohet se janë larguar autorët.
