E dashura e re e reperit Kanye West, Chaney Jones është një kopje e Kim Kardashianit. Ajo është fotografuar në plazhet e Majamit ditën e mërkurë.

Influencuesja, praktikisht po binjakëzohej me Kimin teksa u fotografua në det me rroba banje të zeza, duke theksuar të pasmet e saj seksi.
Ajo gjithashtu kishte vendosur një palë syze dielli me nuancë neoni. Bukuroshja brune nuk i la shumë vend imagjinatës, ndërsa u zhyt në det dhe shijonte rrezet e ngrohta të Miamit.
Chaney, një modele dhe influencuese në Instagram, thuhet se është e dashura e re e reperit Kanye West, pasi i dha fund lidhjes me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox.
Kjo nuk është hera e parë që Chaney gjen një të dashur që ngjan me ish-bashkëshorten, Kim Kardashianin.











