Sport

E BUJSHME/ Klubi i Premier Ligës i çmendur pas Lukakut, përgatitet oferta faraonike për Interin

Premier Liga fillon të “trokasë” në derën e Interit. Romelu Lukaku është objekti i dëshirave i shumë klubeve britanike të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta rikthyer përsëri gjigantin belg në ishull.

Sipas prestigjiozes angleze, “The Sun” pas Mançester Sitit tani në garë për të fituar shërbimet e bomberit të Interit është futur dhe Çelsi.

Klubi londinez ka gjetur tek sulmuesi belg profilin e lojtarit për idenë e lojës perfekte për skemat e Tuhelit.

Çelsi do ta dëshironte ta rikthente Lukakun të riveshë fanellën blu pas 7 vitesh ku sipas prestigjiozes britanike “The Sun” pritet të ofrojnë më shumë se 90 milionë paund.

Lukaku është gjithmonë në qendër të projektit të Antonio Kontes tek Interi dhe vështirë që trajneri zikaltër ta lërë kaq lehtë të lirë bomberin belg.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top