Showbiz

E akuzoi për photoshop, Ronela Hajati nuk ia përton ndjekëses përgjigjen

Ronela Hajati është një nga artistët më të suksesshme të vendit tonë .

Artisja vihet shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të formave të saj bombastike dhe formave trupore të kolme të cilat nuk e ka aspak problem t’i ekspozojë në rrjetet sociale.

Ajo ka nisur prej kohësh pushimet verore dhe që nga atje na servir foto dhe video me bikini.

Ditën e djeshme ajo ndau dy foto me ndjekësit ku shfaqet duke pozuar me bikini ngjyrë blu ku krahas fotove ajo shkroi: “Ti je shumë i mirë, po unë jam edhe më e mirë”.

Në mesin e komenteve të shumta pozitive, kishte dhe nga ata që e kritikonin për format trupore, madje një ndjekëse i shkroi: “Super photoshop në video je edhe dy herë kaq”.

Këngëtares nuk i ka shpëtuar asapak ky koment dhe ka vendosur t’i kthehet ndjekëses publikisht.

“Po ç’të duhet o ty”,-ia ktheu Ronela me sportivitet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top