Kronikë

DYSHIMET/ Vrasja në Mat, gruaja dhe vajza nuk i hapën derën policisë…

Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes së Ylber Elezit.

Sipas të dhënave të uniformave blu në vrasje mund të jetë përfshirë dhe e shoqja.

Të dyja nuk ia kanë hapur derën policisë kur ajo mbërriti e lajmëruar për konflikt në familje.

Por sipas njoftimit, shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Ylber Elezi, 47 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Klos

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top