Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë në Janar të 2020-ës.
Ata mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Noah.

Së fundmi, ka qenë Alfio i cili ka ndarë një foto ku shihen të tre të përqafuar, krahas së cilës ka shkruar disa fjalë të ëmbla. “Ja dy zemrat e mia që më japin frymëzim dhe lumturi çdo ditë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Fatma, e ftuar pak kohë më parë në emisionin “E ardhmja është vajzë”, tregoi se periudhën e paslindjes e ka përjetuar shumë keq.
“Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme. Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar si duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme.”, tha ajo.



