Një aksident me 5 të rinj të lënduar ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Durrësit, në lagjen 13.

Një shofer 20-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës Opel ku gjendje bashkë me katër miqtë e tij dhe si rrjedhim janë përplasur jashtë rrugës.
Policia e Durrësit tha se ngjarja ndodhi më 9 korrik 2021, rreth orës02:40, në lagjen nr.13, Durrës.
E. K, 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P.M, 30 vjeç, D.K, 30 vjeç, M. Z, 16 vjeç, dhe M. A, 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe po heton shkaqet e rrëshkitjes së mjetit.
