Kronikë

Durrës/ Rrëzohet aksidentalisht në pus, gjendet i mbytur 81 vjeçari

Një 81-vjeçar është gjetur i mbytur në pus pranë banesës së tij. Dyshohet se 81-vjeçari A.L është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri në Durrës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Durrës/Informacion

Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top