Kronikë

Durrës, mësohet emri i policit që i vunë tritol në makinë dhe pamjet nga vendngjarja

Mësohet emri i efektivit të Policisë së Durrësit të cilit i vendosën tritol nën makinë, mëngjesin e së premtes, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar. Ai quhet Lulëzim Kastrati.

Vërehet se zona është e mbikqyrur nga kamera sigurie pasi janë një sërë lokalesh vetëm pak metra më larg. Policia po kreh zonën dhe ka patrulla në çdo hyrje dhe dalje të lagjes. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit. Kastrati ka dalë nga shtëpia dhe ka kontrolluar nëpër lagje me idenë se mos ka pasur ngjarje, por nuk ka konstatuar gjë. Por, kur ka dalë në mëngjes për të shkuar në punë, ka parë dëmin në makinën e vet.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top