Lajme

“Dua të mbys veten, lëshomë”, polici shqiptar tregon si shpëtoi të renë nga vetëvrasja

“Dua të mbys veten, lëshomë”, polici shqiptar tregon

Ka reaguar për herë të parë polici që shpëtoi nga vdekja të renë maqedonase. Kujtojmë se kjo e fundit kishte hipur në tarracën e një banese të vjetër dhe do vriste veten. Por ndërhyrja e shpejtë dhe e zgjuar e Agron Zenunit ka shmangur tragjedinë.

Ai ka folur detajet e ngjarjes për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. “Fillimisht kam qenë rreth punës kanë lajmëruar kolegët që një vajzë do të bëjë vetëvrasje. Unë isha më afër, tek vendi i ngjarjes siç shihet, kam arritur unë i pari. Momentin kur arrij ajo tenton me u hedhur dhe e kap për 2-3 sekonda, sikur të mos e kisha kapur do të kishte rënë. Por pastaj në kohë shumë të shpejtë, vijnë dhe dy kolegë të mi dhe me ndihmën e tyre ia arrijmë ta ngjisim prapë lart.

Ajo tentoi dhe me m’u larguar nga duart, më thoshte lëshomë, dua të mbys veten por ndërgjegjia nuk më linte. Më shumë është guxim sesa frikë. Në atë moment kam qenë i gatshëm dhe me jetë me mos me e lanë me u hedhur prej lart. Nëse do të hidhej vdekja do të ishte e sigurt. Ka tentuar me u shkëputur prej dore por zoti ka dashur dhe e kemi shpëtuar”, tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top