Gjykata e Sarandës ka lënë brenda 4 ditëve, 7 shtetas në burg.

Kështu është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për Ergys Tarkon, 28 vjeç, të cilit në banesë ju gjetën 16 doza që përmbanin 33 gram “cannabis sativa”.
Geart Cocka 33 vjec dhe Erjon Prifti, 31 vjeç janë lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata, pasi disa ditë më parë u kapën në total me 192.7 gram “cannabis sativa”.
Në “Arrest në burg” është lënë edhe Muskli H. nga fshati Janjar, Konispol i akuzuar per “dhunë në familje”, konkretisht ndaj babait të tij.
Gjykata e Sarandës ka vendosur “Arrest në burg” me afat 1 muaj për O. H, 16 vjeç, i cili plagosi me thikë në kofshë e vithe bashkëmoshatarin e tij B.A. “Arrest në burg” Gjykata e Sarandës ka vendosur edhe per Mario T., i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishtë thënë se nuk mund të pranonte një pushues kosovar në banesën që japin me qera, pasi kjo e fundit ishte e pa rregulluar.
Aleksander Dauti do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45 ditë derisa të përcaktohet shkalla e dëmtimit tek biznesmeni Pëllumb Sejdi, të cilin ai e plagosi me sende të forta. Dauti u mbrojt para Gjykates duke thëne se e kishte qëlluar biznesmenin, pasi ai e kishte sharë nga familja.
