Kronikë

Drogë e dhunë/ Policia aksion në Durrës, vendosen në pranga 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 24 orët e fundit 2 persona, si dhe kanë proceduar penalisht një tjetër.

Autoritetet policore kanë konstatuar se në fshatin Arrameras të Krujës ishte mbjellë sasi e konsiderueshme kanabisi.

Për këtë, ata kanë shpallur në kërkim 52-vjeçarin B. V. Gjithashtu është arrestuar 44-vjeçari F. R., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Krujë/Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Arrameras, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit B. V., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat doganore Durrës, proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin A. Sh., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në marketin e tij në Fushë Krujë, u gjet një sasi kafeje kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij;

M. T., banues në fshatin Borizanë, Krujë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Më datë 12.08.2021, rreth orës 23:00, një person ende i paidentifikuar ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top