Sport

Donnarumma zgjedh Juventus: like postimit të Allegrit dhe foto me Bernardeschit

Në një nga javët më të nxehta të viteve të fundit, mes lamtumirave të papritura, kthimeve sugjestionuese dhe njoftimeve zyrtare që janë shpërdoruar, nuk mund të harrohet se në ditët e sotme merkato e transferimeve bëhet edhe në rrjetet sociale dhe prej andej vjen një e dhënë që duket se është vendimtare për të ardhmen e Gigio Donnarummas. 

Portieri i Italisë, i shkarkuar zyrtarisht nga Maldini dhe Milan pas mungesës së rinovimit, me shumë gjasë do të jetë portieri i ardhshëm i Juventusit. Për lajmin flitej tashmë prej ditësh, por fakti që Gigio vendosi pëlqimin e tij në Instagram mbi lajmin se Massimiliano Allegri do të kthehet në stolin e Juventusit vlen një mijë fjalë.

Për vite me radhë bardhezinjtë kanë hedhur sytë mbi portierin e lindur në 1999 dhe kjo më në fund duket se është vera e duhur për ta sjellë atë në Torino. Psg dhe Barcelona kanë avancuar në orët e fundit për të provuar bisedimet me Mino Raiolan, por plani i Juves ka qenë gati prej kohësh dhe gjithashtu përfshin vëllain e madh të Gigios, Antonion: në tavolinë ka një propozim mbi 10 milion neto (plus bonuse) për sezon, me shpërblime për Raiolan, në mënyrë që t’i afrohet kërkesës së menaxherit prej 15 dhe 20 milion euro, si dhe një vend jashtë kuote tek U-23 për Antonio Donnarumman. Gjithçka ka qenë e gatshme prej javësh, pasi Juve e kuptoi se ishte ndoshta një mundësi e papërsëritshme për tu shfrytëzuar menjëherë.

Për të siguruar pasuesin e vetëm të vërtetë të Gigi Buffon, i cili do të donte të përcaktonte të ardhmen e tij para Kampionatit Evropian, Juventus fillimisht duhet të zgjidhë cështjen Wojciech Szczesny, i cili fiton 7 milion në sezon (dhe gjithashtu do të jepte një plusvalencë të mirë për buxhetin e klubit). Numri një polak, i cili i ka thënë jo Borussia Dortmund, ka disa admirues në Premier, United dhe Arsenal mbi të gjitha, por për momentin tregu i portierëve është pak i bllokuar dhe ndoshta kohët nuk do të jenë aq të shpejta sa Gigio shpreson.

“GREAT FEELING”: NJË TJETËR E DHËNË?
Të dhëna për merkaton vijnë nga mediat sociale, por edhe nga grumbullimi i ekipit kombëtar italian në Sardenjë. Në fakt, të mërkurën në mbrëmje Gigio Donnarumma postoi një foto në shoqërinë e Federico Bernardeschit, shoku i tij në kombëtare dhe së shpejti, sipas të gjitha gjasave, edhe në bardhezi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top