Sport

Donnarumma tregon për herë të parë arsyen e largimit nga Milani dhe kalimin te PSG

Pas më shumë se një muaji nga transferimi i tij te PSG, Gianluigi Donnarumma është plot energji dhe mezi pret të debutojë te PSG. 

Pasi fitoi “Euro 2020” si protagonist me ekipin kombëtar, në moshën 22 vjeç, dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, portieri italian do të duhet të luftojë me Keylor Navas për pozicionin e titullarit.

Në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, Donnarumma foli edhe për ndarjen me Milanin…

“Kam kaluar tetë vite në Milano, ishte shtëpia ime. Kam jetuar momente të mrekullueshme atje. Milani më emocionon edhe sot, kam respekt të madh për njerëzit që punojnë atje. Edhe për fansat.

Jeta është e përbërë nga zgjedhje, ne kishim ambicie të ndryshme. Më duhej të ndryshoja që të rritesha, të përmirësohesha dhe të bëhesha më i forti. Por unë do të mbetem tifoz i Milanit përgjithmonë” – u shpreh ndër të tjera portieri italian i PSG.

Donnarumma nuk ka debutuar me ekipin e ri. Në dy ndeshjet e para të kampionatit dhe në Superkupë luajti Navas. Më tutje nuk dihet se kush do të jetë titullari.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top