Kronikë

“Doja të ndihmoja prindërit e sëmurë”/ Arrestohet shqiptari në Britani, u gjet brenda “shtëpisë së barit” me vlerë 1 mln paundë (EMRI)

Policia britanike ka bastisur një fermë kanabisi, brenda së cilës ka gjetur një shqiptar i quajtur Jetnor Cuka.

48-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe kujdesej për 1.310 bimë kanabis, vlera e të cilës nëse hidhej në treg do të ishte diku te 626 mijë paundë, ndërsa prodhimi i mëvonshëm do të shtonte edhe 500 mijë paundë të tjera. Sipas mediave angleze, shqiptari, nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimin e bërë.

Madje ai, i kishte borxh 22 mijë paundë bandës për udhëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe punonte në fermën e kanabisit, për të shlyer borxhin. Cuka ka pretenduar se e ka nisur këtë punë pasi ka dy prindër të moshuar e të sëmurë.

Avokati i tij, ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat. Ai nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, e kështu, është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top