Kronikë

Dogana e Muriqanit sekuestron 50 mijë euro, fshehur në Audin-n nga Tirana

Policia Kufitare në doganën e Muriqanit ka sekuestruar 50 mijë euro të fshehura në makinën e një 31-vjeçari nga Tirana.

Pas dyshimeve, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë për  kontroll më të detajuar një makinë Audi, që drejtohej nga B.M 31 vjeç banues në Tiranë.

Aty u gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 euro, që B.M nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, B.M u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top