Showbiz

Do surprizoheni kur të merrni vesh këngëtaren ndërkombëtare që po bashkëpunon Elvana Gjata

2021 duket se do jetë viti i Elvana Gjatës e cila po na habit me surpriza të shumta.

Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, muajit e fundit artistja ka qenë shumë aktive, duke sjellë një EP, këngë të reja, e madje u është rikthyer edhe intervistave.

Por, prisni se ka akoma!

Surpriza e verës nga këngëtarja për fansat e saj është një bashkëpunim me dy artistët ndërkombëtarë Inna dhe Sickotoy.

Lajmin e ka dhënë vetë Elvana përmes një postimi në “Instagram” ku ka postuar një foto shkëputur nga videoklipi.

Kujtojmë se Inna është autore e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” etj.

Prej kohësh mes dy gocave ishte vënë re një miqësi e mirë pasi ato suportonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale për projektet përkatëse.

Kënga e tyre mban titullin “Papa’ teksa nuk ka ende një datë publikimi

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top