Lajme

“Do bëj ca para e do kthehem”, arrestohet në Itali “Rambo” shqiptar i akuzuar për 27 vjedhje, jetonte në pyll (EMRI)

Karabinierët italianë kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, të quajtur Zef Tirtja.

Ky i fundit besohet se fshihet pas disa grabitjeve në zonën e Xhenovas dhe prej disa kohësh jetonte në pyll.

Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”.

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.

Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për këtë fakt efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top