Sport

Dita e fundit e merkatos, Real Madrid merr Camavinga dhe heq dorë nga Mbappe?

Historia ka treguar se edhe në ditën e fundit të merkatos ndodhin lëvizje surprizë.

E tillë mund të jetë edhe ajo e Kylian Mbappe drejt Real Madrid. Të paktën tifozët e ekipit spanjoll shpresojnë.

Realiteti është se Paris Saint-Germain po qëndron dhe nuk dëshiron ta lërë të largohet as për 180 milionë euro, pavarësisht se kontrata skadon qershorin e ardhshëm. Mediat spanjolle shkruajnë së deri në orën e fundit të mbylljes së merkatos mund të ofrojë 200 milionë euro.

Por një tjetër lëvizje e klubit madrilen të bën të besosh se Mbappe do të qëndrojë në Paris. Ardhja Camavinga nuk lë shumë hapësirë ​​për manovrim në nivelin e buxhetit.

Real Madrid do të duhet të derdhë në arkat e Renne 31 milionë euro. Nuk janë shumë për një klub si Los Blancos, por në ditën e fundit të merkatos nuk jep shpresë për lëvizje tjetër si ajo e marrjes së Mbappe.

Ndërkohë, një anëtar i familjes Al Thani nga Katari, që zorëron edhe PSG, deklaron: “Në tetor, negociatat për të rinovuar kontratën me Mbappe. Për Katarin, nuk ka publicitet më të mirë sesa të kesh Messin, Neymar dhe Mbape.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top