Kronikë

Digjet një makinë në Durrës, shoqërohen disa persona

Tjetër ngjarje raportohet nga Durrësi, ku mbrëmjen e djeshme një automjet është djegur plotësisht në lagjen nr. 8 në Durrës ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona të dyshuar që kanë dijeni në lidhje me zjarrin. Tashmë grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top