Makina e nja gruaje në Vlorë është djegur pas mesnate, e parkuar në lagjen “Partizani”. Policia ka nisur hetimet.

“Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë, njoftuan burimet zyrtare. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”
