Rajoni

Dialogu në rrezik, pala kosovare refuzon pjesëmarrjen e serbit të shpallur ‘non grata’ në tryezë

Pse dialogu Kosovë-Serbi po stërgjatet ? – LAJME365

Kosova refuzon të marrë pjesë në takimin e organizuar nga i dërguari i BE Miroslav Lajçak në kuadër të vazhdimit të dialogut.

Shkak është bërë pjesëmarrja e Velko Odalloviç, të cilit prej kohësh i është refuzuar hyrja në Kosovë si person ‘non grata’. Për palën kosovare, Odalloviç ka qenë personi kryesor i regjimit të Slobodan Milloshevic.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se gjatë takimit të djeshëm me Lajçak është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë, për atë të targave të veturave dhe për çështjen e të pagjeturve.

Gazetari i Euronews Albania në Kosovë, Kosovë Gjoci tha se ditën e sotme duhet të zhvillohej takimi trepalësh, ku në tryezën e dialogut do të duhet të ulej pala kosovare, serbe dhe përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak.

Tema e takimit të sotëm është ajo e të zhdukurve, ndaj nga ana e palës kosovare është cilësuar e papranueshme pjesëmarrja në tryezën e bisedimeve e Odalloviç, i cili ka qenë personi kryesor i regjimit të Slobodan Millosheviç.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top