Kronikë

Dhunoi fizikisht bashkëshorten në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Fier

FIER

Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçari pasi ka dhunuar gruan e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top