Robert De Niro është në gjendje të mirë shëndetësore pas lëndimit që pësoi në këmbë disa ditë më parë.

De Niro, 77 vjeç, lëndoi një nga muskujt e këmbëve ndërsa ishte në xhirime të “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese në Oklahoma.
“Unë vetëm u rrëzova’, tha De Niro në një intervistë me IndieWire.
“Dhimbja ishte torturuese dhe tani unë duhet ta rregulloj atë. Por kjo ndodh, veçanërisht kur plakeni, duhet të jeni të përgatitur për gjëra të papritura”.
Për fat të mirë, fituesi dy herë i ‘Oscar’ sqaroi se lëndimi i tij është ‘i menaxhueshëm’.
De Niro vazhdoi gjithashtu të përshkruajë rolin e tij në film si blegtor.
“Unë nuk lëviz shumë, falë zotit. Kështu që ne do të arrijmë”, vazhdoi ai.

