Kronikë

Detajet e aksionit/ Si u kapën 14 kg kokainë në kroskotin e Benz-it

Një sasi prej 14.3 kg kokainë është kapur në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër dhe sipas Policisë kishte si destinacion vendet e BE-së.

Droga ishte fshehur në kroskotin e një makine, ndërsa është arrestuar shoferi 42-vjeçar, Besnik Ruçi, banues në Durrës, që po tentonte të udhëtonte drejt Malit të Zi. Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task-Forca permanente që veprojnë përherë në port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë. Policia tha se droga u  sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Perëndimi”. “Grupi hetimor nën  drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen  e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë  në këtë veprimtari kriminale”, tha zyrtarisht Policia e Shkodrës.

Operacioni 

Policia njoftoi dje se ish- te parandaluar dhe goditur  një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta,  gjatë finalizimit të operacionit policor antidrogë të  koduar “Perëndimi”.  “Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP-së Shkodër në bashkëpunim me  strukturat e Policisë Kufitare Shkodër. Sekuestrohen  rreth 14.3 kg lëndë narkotike  kokainë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit  me të cilin po transportohej lënda narkotike”, njoftoi dje Policia e Shkodrës.

Më tej sqaroi se, ditën e djeshme  strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë  Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë  Kufitare të DVKM-së Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë  operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një  automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Besnik Ruçi.

Zbulimi i kokainës

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task-Forca permanente e përbërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit të Durrësit, që  veprojnë përherë në port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në  pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Ruçi, 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit). Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen  e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë  në këtë veprimtari kriminale. “Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’”, tha dje zyrtarisht Policia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top