Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në SHBA, ‘Bambi’ e qëlloi në sy të fëmijës

Policia amerikane ka zbuluar detaje të reja dhe tronditëse, në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares shqiptare në SHBA, Joana Peca.

Mësohet se e reja është qëlluar të shtunën pasdite në automjet. Nëna e dy fëmijëve është qëlluar brenda në makinë në sy të vogëlushëve të saj, raportojnë mediat e huaja.

Autor i ngjarjes së rëndë dyshohet se është Benjamin Robert Uilliams, që ishte i dashuri i saj dhe njihej ndryshe edhe si ‘Bambi’. Autoritetet kanë deklaruar se Peca është qëlluar, kur kishte foshnjën në prehër.

Fëmija tjetër i saj ndodhej në sediljen e mbrapme dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

“Fëmijët janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Dy fëmijë të vegjël do të flejnë pa nënën e tyre, dhe ne kemi shumë dëshirë që të vendosim drejtësi për përgjegjësin, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, ka deklaruar policia.

I dashuri i vajzës është edhe babai i fëmijës më të vogël. “Bambi” është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohej për disa vrasje të ndodhura.

Ai ende nuk është arrestuar, kurse autoritetet amerikane japin deri në 5 mijë dollarë, për këdo që ka informacion se ku fshihet vrasësi. Burri njihej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe mund të jetë edhe i armatosur.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top