Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri vrau gruan më sëpatë dhe më pas vari veten.

Të parët që kanë shkuar në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë krimit.
Ata kanë konstatuar të parën nënën e tyre, Menturie Bici, të vrarë më sëpatë dhe më pas kanë gjetur të varur babain e tyre, Qemal Bici, të varur në pemë pranë banesës.
