Kronikë

DETAJE/ Shpërndanin drogë në lokal, arrestohen 3 persona në Durrës, njëri i dënuar më parë

Si rezultat i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit janë arrestuar 3 persona.

Dy prej të arrestuarve kanë rënë në pranga si rezultat i shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjersa në kontrollin e ushtruar në banesë u janë gjetur edhe 700 gramë të lëndës narkotike. Ndërsa personi tjetër i arrestuar është kapur në flagrancë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Konkretisht u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Plotë

DVP Durrës

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top