Sport

Dështuan të fitojnë titullin e 10-të rresht, Celtic e nis nga e para, emëron trajnerin greko-australian

SKOCI

Celtic duket se do të rinisë nga e para objektivat pasi dështoi të arrijë qëllimin madhor të fitimit të titullit të 10-të rresht.

Rangers i Steven Gerrard ia hoqi nga dora këtë dëshirë të madhe Celtic-ut, por tashmë bardhjeshilët duhet të lënë pas dështimin dhe të nisin nga e para.

Menjëherë Celtic ka njoftuar emërimin e trajnerin Ange Postecoglou. 55-vjeçari grek-australian ka lindur në Athinë të Greqisë dhe familja e tij emigroi drejt Australisë kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Familja Postecoglou mbërriti me varkë në Australi.

Ai nuk ka luajtur kurrë në Europë, teksa i vetmi ekip që ka trajnuar ka qenë në Greqi, Panachaiki për disa muaj të vitit 2008.

Së fundmi ai ka drejtuar skuadrën e Yokohama F. Marinos në Japoni dhe tashmë do të marrë drejtimin e Celtic.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top