Alberta Kamenica rrëfen në emisionin “Ora Verore” eksperienca e çuditshme dhe të frikshme që i kanë ndodhur gjatë xhirimeve për serialin e Anabelit.

Një ndër historitë e çuditshme është nata që ajo kaloi me grupin e xhirimit në një tend në Dajt.
Alberta Kamenica: Ishim në Dajt për xhirime. Kemi fjetur në tend. Kishim qenë, ndoshta ujqër jashtë tendës, tentonin të hanin këmbët tona .
Ronaldo Sharka: Çfarë bëtë ju?
Alberta Kamenica: Asgjë, bëmë si kur nuk ishim gjallë dhe qentë u larguan me agimin. Ishim në pyll dhe ishte shumë e frikshme. Ishte errësirë, gjëra që ulërisnin, kishte insekte, nuk kishim batanije mjaftueshëm. Nuk ia rekomandoj askujt të flejë në Dajt në një tend, të gjejë hotel më mirë.
