Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë selisë së PS në shkurt 2020.
Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Në shkurt të vitit të shkuar Gjuta u kap me pistoletë dhe me një shumë prej 180 mijë eurosh pranë selisë së PS.
Ngjarja u shënua në një kohë kur në ambientet e selisë rozë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.
Gjuta është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi më herët është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Ai u bë “i famshëm” edhe për përplasjen me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
