ANGLI
Anglia do të duhet të bëjë pa portierin Dean Henderson nga Euro 2020. 24-vjeçari i Manchester United ka pësuar frakturë në ije dhe nuk mund të vijojë më.

Gjithsesi Southgatë ka gjetur një zgjidhje të shpejtë duke thirrur me urgjencë gardianin e Sheffield United, Aaron Ramsdale 23-vjeçari i cili prej vitesh luan në Premier League.
Nga ana tjetër edhe largimi i Henderson nuk përbën problem të madh tek ‘’Tre Luanët’’ pasi qartazi zgjedhja e parë është Pickford dhe portier i dytë Sam Johnstone.
