Kronikë

Del emri i kapobandës shqiptare/ Kush e drejtonte rrjetin në Spanjë

Detaje të reja janë zbuluar ditën e sotme lidhur me mega-operacionin e zhvilluar me bashkëpunim të policisë shqiptare, spanjolle dhe gjermane në territorin e Spanjës.

Synimi kryesor ishte goditja e grupit kriminal shqiptar që ushtronte aktivitet kriminal në Spanjë në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si pasojë e operacionit të zhvilluar ranë në pranga 107 persona, ndërsa sot është mësuar se mes tyre ka qenë edhe kreu i grupit, Stefan Curri.

Sipas hetimeve, Curri me lidhjet e tij rekrutonte ushtarë kryesisht nga zona e Pukës dhe Mirditës. Pasi u paguante avionin duke i ftuar si turistë, ata ktheheshin në punëtorë e roje.

Grupi kriminal besohet të ketë qenë duke menaxhuar plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marihuanën, para se të transferohej në vende të tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

Ky grup kriminal i organizuar me bazë klani ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Gjatë këtij mega-operacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari ku u gjet mbi 1 ton kanabis. Sipas mediave spanjolle, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top