Showbiz

‘Daily Mail’ shkruan për Morena Tarakun: Ish-mbretëresha e bukurisë…

Ditën e djeshme “Daily Mail”, ka shkruar për fëmijët e pasur dhe pushimet e tyre me pesë yje.

“Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime. 

Por jo aq për elitën botërore që ka refuzuar të lejojë një pandemi globale të pengojë arratisjet e tyre verore. 

Të pasurit e globit nga Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë dalë në “Instagram” për të ndarë fotografitë e tyre të mrekullueshme në Spanjë, Qipro dhe Monako. 

Ata të gjithë janë paraqitur në llogarinë e “Instagram” të ‘Rick Kids të Internetit’, e cila tregon jetën e të pasurve.

Disa kanë ndarë fotografitë e festave të tyre, të blerjeve, përfshirë këngëtaren shqiptare dhe ish-mbretëreshën e bukurisë Morena Taraku, e cila bleu një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 paund në Cartier. 

Ndërsa shumë prej nesh ende po luftojnë me kufizimet e udhëtimit Covid-19-nuk ka një test të rrjedhës anësore, maskë ose hotel karantine në dukje për këta të rinj.”- shkruhej në publikimin e “Daily Mail”.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top