Showbiz

Dafina Zeqri ka dy fjalë për të thënë për të gjithë fansat e saj

Dafina Zeqiri publikoi para disa ditësh këngën e saj më të re të titulluar ‘LLafe Llafe”.

Këngë kjo e cila ka marrë mbi 700 mijë shikime pas publikimit dhe u pëlqye shume nga publiku.

Këngëtarja shprehet se ndihet çdo ditë falenderuese për sukesest që po arrin dhe këtë herë ka ndarë një mesazh për të gjithë mbështëtësit e saj.

“Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do të jetë edhe pjesë e albumit #Dafinëmoj u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falënderoj nga zemra! Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje, por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju.

Unë jetoj me muzikën dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja, në këtë pikë jemi të gjithë të bashkuar. Dua që te ju kam gjithmonë pranë duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top