Ekonomi

COVID-19/ Të ardhurat në 3 mujor u rritën me 1.4%! Rritet punësimi, konsumi e aktiviteti i bizneseve

Ekonomia e vendit po rikuperon humbjet që i shkaktoi pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në tre muajit e parë të këtij viti janë mbledhur 108.6 miliardë lekë, me një rënie 1.4% krahasuar me vitin e kaluar. Ndikimin pozitiv e ka dhënë përmirësimi i punësimit, konsumit dhe aktiviteti i bizneseve.

TIRANË– Duket se ekonomia e vendit po fillon të rikuperohet dhe të çlirohet nga efektet negative të pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në tremujorin e parë të  këtij viti u rritën me 1.4%, ndërkohë që në këto muaji të parë të vitit është realizuar plani për të ardhurat. konkretisht në periudhën janar-mars janë mbledhur 108.6 miliardë ose 101 % të planit të 3-mujorit.

Sipas treguesve të ardhurat doganore arritën në vlerën e 38.3 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se 3 mujori 2020, si dhe 1 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 3 mujorin e vitit 2021.

Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë importi i karburantit me 23.3% , cigaret me 12.9% të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.9% të ardhurave totale doganore, automjetet e përdorura me 4.5% të ardhurave, plastika dhe artikujt 2.8% të ardhurave, veshje tekstile 2.8% dhe ushqime të përgatitura 2.6% të ardhurave.

Sipas financave në këtë tremujor është konstatuar një rënie kundrejt periudhës së mëparshme tek të ardhurat doganore nga cigaret, energjia elektrike, mishi, mielli dhe gruri.

Nga ana tjetër të ardhurat tatimore janë rritur me 1.9% krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë tremujor në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 59.7 miliardë lekë, ose rreth 1.1 miliardë më shumë se 3 mujori i vitit të kaluar, si dhe 554 milionë lekë, ose 0.9% më shumë se plani i 3 mujorit 2021.

Në tremujor reflektohet edhe një rritje e konsumit pasi të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me 9.6% krahasuar me 2020, duke dëshmuar një përmirësim të aktivitetit të bizneseve dhe të konsumit të qytetarëve.

Po ashtu edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 10.6 miliardë lekë 1.5 miliardë lekë, ose 16.4% më shumë se 3 mujori 2020, si dhe 2.3 miliardë lekë ose 28.3% më shumë se plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Edhe punësimi në muajit e parë të këtij viti është përmirësuar dhe kjo tregohet nga të ardhurat nga tatimi mbi pagën.

“Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 10.1 miliardë lekë, 1.6 miliardë lekë ose 19.2% më shumë se 3 mujori 2020, si dhe 978 milionë ose 10.7% më shumë se plani 3 mujor 2021”, thuhet në raportin e financave. 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top