Lajme

Covid-19 prek 3 fëmijë në Kosovë, mjekia: Një prej tyre në gjendje të rëndë

Covid-19 prek 3 fëmijë në Kosovë, mjekia: Një prej tyre

Situata e Covid-19 në Kosovë është alarmante, kjo pasi po prek edhe moshat e reja, përfshirë fëmijë. Doktoresha e Pediatrisë, Violeta Grajqevci ka treguar se aktualisht në spital janë 3 fëmijë me Covid-19, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë.

Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 290.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top