Kronikë

Copëtohet nga përplasja një BMW në Ksamil, përfundon rëndë në spital 31-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në  orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.  

Si pasojë  e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur  në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar  edhe dy mjete të  parkuar.

 Automjeti BMW me drejtues Ajet Aledinin, 31 vjeç, është  copëtuar si pasojë e përplasjes ndërsa ai është transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur lëvizje njerëzish në rrugë  pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top