Zac Efron, ishte në qendër të vëmendjes në “Twitter”, për shkak të një ndryshimi drastik që ka pësuar fytyra e tij.

Ai u bashkua me Bill Nye, për të promovuar “Erath Day Musical”, por fansat nuk kanë dëgjuar fare se çfarë ka thënë Zac në video, sepse vëmendja maksimale këtë herë ka qenë tek pamja e tij.
Fansat e tij po aludojnë se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë, sepse duket si njeri tjetër.
“Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë”, shkroi dikush në “Twitter”, pas publikimit të videos.
Ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me personazhe të famshëm që kanë kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, ndonëse nuk dihet ende nëse Zac ka bërë një gjë të tillë.
Ka pasur nga ata që thonë se tashmë ai duket njësoj si The Weeknd, në këngën e tij “Save Your Tears”.
Ndërkohë një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e Zac.
“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt, unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion palstik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehu mjeku.
