Personazhe

Camilla përlotet për Ukrainën, Dukesha bën një donacion ‘të konsiderueshëm’ pas vizitës emocionale në kishën e Londrës

Dukesha e Cornëall dha një donacion ‘të konsiderueshëm’ pas një takimi emocional me ukrainasit me bazë në Britaninë e Madhe.

Në ditën kur Vladimir Putin u akuzua për gjenocid, Camilla vizitoi Katedralen Katolike të Ukrainës në Londër dhe i tha gruas së ambasadorit të vendit: “Ne po lutemi për ju”.

Ajo ishte e përlotur gjatë gjithë kohës teksa fliste me përfaqësuesit e komunitetit ukrainas prej 70,000 banorësh në Mbretërinë e Bashkuar, për krizën humanitare që po përjeton vendi i tyre në këto kohë të vështira.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Dukesha dha një kontribut privat pas apelit të refugjatëve të Mail, me totalin e mbledhur tani mbi 2.5 milionë funte vetëm katër ditë pas nisjes së fushatës.

Zëdhënësi i saj tha mbrëmë: “Askush nuk mund të mos prekej nga skenat e tmerrshme të ukrainasve që po largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe dukesha donte të ndihmonte në çfarëdo mënyre që mundej”.

Apeli është mbledhja e fondeve për të ndihmuar në situatën emergjente të ukrainasve. Camilla u shoqërua në vizitën e saj dje nga bashkëshorti Princi Charles, i cili nderoi “trimërinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të popullit ukrainas përballë një agresioni vërtet të tmerrshëm”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top