Showbiz

Camilla Cabello flet rreth pasigurive për paraqitjen e saj: Kjo të dhemb shumë

Së fundmi këngëtarja Camilla Caballo ka folur rreth komenteve negative dhe sesi ka arritur të dojë veten.

Gjatë një interviste për “Bustle”, Camilla kujtoi se ka qenë në shënjestër të bullizuesve pasi u shfaqën fotot e saj në qershor me të dashurin Shawn Mendes. Edhe pse Cabello iu kundërpërgjigj ashpër me anë të një video, ajo u shpreh se komentet ishin të frikshme.“‘Kjo të dhemb shumë.Gjatë gjithë ditës u ndjeva e pasigurt. Ndjeva se po ndryshonte mënyra se si po mendoja për ushqimin dhe mënyrën e të ngrënit … me të vërtetë më shqetësoi” rrëfeu ajo. Megjithatë, këngëtarja tregoi se pasi  iu kundërpërgjigj këtyre komentuesve  kuptoi se mesazhi i saj ndihmoi dhe shumë njerëz të tjerë.“Unë në fakt u ndjeva aq e çliruar kur e postova atë. Pas asaj video, unë shkova në aeroport dhe shumë gra po vinin tek unë duke më thënë,” Unë pashë atë TikTok dhe pati shumë ndikim tek unë”. Sidoqoftë, Camilla shpjegoi se terapia ka ndihmuar në transformimin e pikëpamjes së saj kur bëhet fjalë për pamjen e saj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top