Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një burrë ka vrarë gruan dhe veten.

Burime nga policia thanë se Fadil Bandulla, 79 vjeç ka vrarë gruan e tij Sanija Bandulla 83 vjeçe.
Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur disa ditë më parë, por është zbuluar vetëm ditën e sotme.
Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak
Sot me datë 18.08.2021 në lagjen ‘Ahmet Haxhia’, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
