Kronikë

‘Burg’, pronarit të kontenierit me peshq dhe kokainë që u kap në Durrës

Arrest me burg ka dhënë gjykata e shkallës së parë Durrës për Denis Dodën  administrator i kompanisë “Fish Co Tirana”, në kontenierin e së cilës u kap 7 kg kokaine.

I arrestuari Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.

Pasi dëgjoi palët trupi gjykues caktoi masën shtrenguese arrest me burg për 35 vjecarin.

Zbulimi i drogës llojit kokaine erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “urbanor”, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e cila vepron në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të detajuar që policia ushtroi në kontenierin e ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë gjeti 7 kg kokaine.

Pakot e droges ishin te fshehura ne pjesën e kapakëve të ventilimit, ndersa krahas tyre u gjet edhe  një GPS, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top