Showbiz

Britney Spears ‘thyen heshtjen’, zbulon arsyen e publikimit të fotove ‘topless’

Britney Spears vazhon të publikojë foto topless në rrjetet e saj sociale duke habitur të gjithë ndjekësit e saj.

Në postimin e fundit, ajo tregon se nuk është shtatzënë dhe se nuk ka ralizuar asnjë ndërhyrje në gjoks.

Këngëtarja 39-vjeçare iu përgjigj të gjithë atyre që dyshonin se ajo kishte rritur madhësinë e gjoksit: “Jo njerëz … Unë nuk kam bërë ndërhyrje në gjoks brenda një jave.”

“As nuk jam shtatzënë,” shtoi ajo për të gjithë ata që e pyesnin nëse së bashku me të dashurin e saj, Sam Asghari, do të bëhen prindër.

Ajo vazhdoi duke shkruar: “Kam gjoks në këto fotografi, sepse kam ngrënë ushqim!!!! Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim … Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës sime!!!!

“Sipas mendimit tim është shumë i keq reagimi i menjëhershëm kur çdo grua është seksi… jo … Unë nuk po flas në një klub striptizmi apo në një shfaqje…

Këngëtarja deklaroi me krenari: “Unë jam një grua…. një grua e bukur… e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën më të pastër !!! Jo … Unë nuk do të bëj fotografi topless për pjesën tjetër të jetës sime, sepse do të bëheshin të mërzitshme”.

Image
Image
Image
Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top